Fatmir Haxholli, sekretari i parë në Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, ka shkruar në Facebook lidhur me praktikat ndërkombëtare për mbrojtjen e personave të vdekur.
“Vlen të nënvizohet që në praktikën ndërkombëtare, atë të respektimit të ligjit ndërkombëtar, si dhe praktika ndërkombëtare e monitorimit të zbatimit të këtij ligji nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Raportuesit e saj kanë adresuar çështjet mbi atë se cilat janë: Politikat ekzistuese që rregullojnë mbrojtjen e personave të vdekur dhe mbetjeve të tyre njerëzore (p.sh. hirit), duke përfshirë viktimat e vrasjeve potencialisht të paligjshme”.
“Kjo përfshin asgjësimin përfundimtar të personave të vdekur dhe mbetjet e tyre njerëzore dhe mënyrat në të cilat respektohen të drejtat dhe interesat e familjeve dhe komuniteteve të tyre, duke përfshirë ndjeshmëritë e tyre fetare dhe kulturore; Rregulloret dhe dispozitat ligjore dhe/ose administrative ekzistuese, që kërkojnë mbrojtjen e personave të vdekur dhe mbetjeve të tyre njerëzore, duke përfshirë viktimat e vrasjeve potencialisht të paligjshme; Praktikat dhe procedurat institucionale, duke përfshirë standardet, protokollet dhe udhëzimet kombëtare ose ndërkombëtare që përdoren aktualisht për të garantuar trajtimin dhe mbrojtjen me respekt të personave të vdekur dhe mbetjeve të tyre njerëzore, duke përfshirë viktimat e vrasjeve potencialisht të paligjshme (shih linkun, https://www.ohchr.org/…/call-input-protection-dead…)”, ka shkruar Haxholli në Facebook.
Ky shkrim i Haxhollit vjen pas raportimeve që autoritetet serbe e kanë vrarë Faton Hajrizin, i arratisur nga burgu i Smrekonicës në Kosovë, dhe më pas i kërkuar nga autoritetet serbe për vrasjen e një polici serb.