Analisti politik, Vehbi Kajtazi është shprehur se arratisjet nga burgjet e Kosovës nuk po i mundëson Serbia, ashtu siç ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, por sipas tij, vet ajo.
Po ashtu, Kajtazi tha Haxhiu nuk duhet të jetë ministre nëse jep kësi lloj deklaratash.
“Nuk ka dilemë që është Faton Hajrizi, tashmë i vrarë në Serbi, sepse tregojnë fotografitë, provojnë edhe dokumentet e vëllait të tij që janë gjetur në vend të ngjarjes”, tha Kajtazi.
“Këto, a është i gjallë, apo jo, janë të gjitha në korpusin tonë të budallallëkut”, tha analisti në Rubikon të Klan Kosova.
“Një përgjegjësi kemi edhe ne mediat, që i japim hapësirë tylifar budallai. Ai u dashtë me qenë në burg, po u arratis përmes mundësive që ia dha shteti”.
“Duke e quajtur kriminel zëvendëskryeministri dhe ministrja e Drejtësisë, po mundohen ta pastrojnë veten nga përgjegjësia, se pse ndodhej ai në Serbi. Pse Albulena Haxhiu është ministre kur thotë se Serbia po na i kontrollon arratisjet, edhe për këtë kam shpjegim se nuk po i mundëson Serbia por Albulena Haxhiu, me anë të ligjeve dhe rregulloreve”, u shpreh ai.