8 persona të lënduar nga një aksident në rrugën Pejë – Prishtinë

8 persona të lënduar nga një aksident në rrugën Pejë – Prishtinë

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti midis tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 11:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Njësitet policore njoftojnë se në aksident trafiku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në vendngjarje janë njësitet relevante policore për trajtim të rastit”, ka deklaruar Krasniqi.

Related Articles