E diela e 21 korrikut ishte dita më e nxehtë në histori të globit që nga fillimi i matjeve, raportoi Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike (C3S) i Bashkimit Evropian, Copernicus, transmeton Gazeta Enigma.
Temperatura mesatare e ajrit sipërfaqësor për planetin në tërësi arriti në 17.09 gradë Celsius, pak më e lartë se 17.08 gradë që theu të njëjtin rekord korrikun e kaluar.
Korriku i vitit 2024 shënon gjithashtu muajin e 13-të radhazi që ka qenë më i nxehti që nga fillimi i regjistrimeve, krahasuar me muajt përkatës të viteve të mëparshme.
Temperatura mesatare globale për 21 korrikun midis 1991 dhe 2020 ishte 16.24 gradë.
Shkencëtarët e klimës kanë paralajmëruar se viti 2024 mund të rezultojë të jetë viti më i nxehtë i regjistruar, duke tejkaluar vitin 2023, i cili aktualisht mban titullin.
Kjo është pjesërisht për shkak të efektit të fenomenit të motit El Nio që rrit temperaturat globale, duke përkeqësuar ndikimin e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu në ngrohjen e planetit.
Valët e të nxehtit kanë kapluar pjesë të mëdha të Shteteve të Bashkuara, Evropës Jugore dhe Rusisë gjatë javës së kaluar. Temperatura të nxehta vdekjeprurëse ka pasur edhe në Indi, Kinë dhe Azinë Juglindore. /Gazeta Enigma