Gjakovë: Tre të lënduar në aksidentin ku u përfshi edhe vetura e policisë

Gjakovë: Tre të lënduar në aksidentin ku u përfshi edhe vetura e policisë

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në Gjakovë, ku është përfshirë edhe një veturë e policisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy zyrtarë policorë dhe një qytetar.

“Sot policia ju ka përgjigjur një rasti ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar vetura e policisë, vetura që bënte transportin e viktimës si dhe një veturë tjetër civile”.

“Deri më tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore (dy zyrtarë policorë dhe një qytetar). Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK, në koordinim me të cilët do vazhdohet me procedim të rastit”, deklaroi Elezaj. /Gazeta Enigma/

Related Articles