Sapo ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, me 89 deputet të pranishëm raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë kësaj seance pritet të votohet shkarkimi i pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Në këtë seancë po ashtu është paraparë edhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, si dhe do të shqyrtohet propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike, si pasojë e pandemisë COVID-19. /Gazeta Enigma.