Një person në Prishtinë është dërguar në mbajtje, pasi që i njëjti dyshohet se i dha për të konsumuar substanca narkotike një të mituri.
Rasti ndodhi në Hajvali, ndërkohë që u raportua në polici nga nëna e të miturit.
I dyshuari e kishte marr me veturën e tij djalin mitur dhe i kishte dhënë për të konsumuar substancë narkotike.
Viktima më pas ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Enigma