Të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, zyrtarisht i është vazhduar ky mandat deri më 31 janar të vitit të ardhshëm, shkruan Gazeta Enigma.
Ministrat e Jashtëm të Këshillit të BE-së votuan pro këtij vendimi.
“Miroslav Lajçakut, Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, i është vazhduar mandati deri më 31 janar, 2025”, thuhet në njoftim.
Ka pasur zëra se Lajçak do të lënte këtë post në fund të gushtit, për shkak të angazhimit të tij të ri si ambasador i BE-së në Zvicër, megjithatë një gjë e tillë nuk u bë.
Lajçak është përballur me kritika për mënyrën e tij të drejtimit të dialogut, sidomos nga ana e Kosovës.
Ai fillimisht u emërua në këtë pozitë më 2 prill të vitit 2020. /Gazeta Enigma