Vehbi Kajtazi jep emrin e zyrtarit të AKI-së që e dërgoi ‘lajmin’ e portalit boshnjak në RTK kundër Buzhalës e Mirenës

Vehbi Kajtazi jep emrin e zyrtarit të AKI-së që e dërgoi ‘lajmin’ e portalit boshnjak në RTK kundër Buzhalës e Mirenës

Gazetari Vehbi Kajtazi ka publikuar sot informacione të vlefshme lidhur me publikimin e lajmit skandaloz nga Radio Televizioni i Kosovës. Sipas Kajtazit në publikimin e lajmit nga RTK-ja është i përfshirë një zyrtar i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Përmes një video-story, Kajtazi ka zbuluar emrin e zyrtarit të AKI-së, i cili dyshohet se e ka dërguar lajmin për publikim në RTK.

“Kjo rrenë, ky lajm i rrejshëm, u botua në një media në Bosnjë dhe Hercegovinë e quajtur ‘Bosna e lirë’. Ky medium udhëhiqet nga një person që ka qenë agjent i KOS-it, Shërbim Sekret ushtarak i Jugosllavisë që ka pasë kompetenca më të mëdha se UDB. RTK që tashmë është mjet propagandë, përkatësisht mjet i pushtetit për t’i luftu të tjerët që për mu nuk ka ndodhë rastësisht. Ata e bënë një lajm me burime, që gjoja Berat Buzhala dhe Ilir Mirena paguhen nga Radojciqi”, tha Kajtazi.

Përpos kësaj, sipas Kajtazit burim i informacionit të këtij lajmi të publikuar në Bosnje e Hercegovinë është vetë Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

“Ne kemi shtet, kemi Policinë, kemi AKI-në, kemi FIT-in, kemi prokurorinë dhe do të duhej që shteti t’i verifikonte të gjitha këto pretendime nëse kanë ardhe këto para dhe si kanë ardhë. Paratë nuk vijnë nga qielli ose duhet të ketë transaksion banker ose kesh. Nëse nuk ka asnjë provë, në asnjënrën, e gjitha është propagandë. Filli i kësaj në bazë të deklarimeve të gazetarëve, redaktorëve dhe drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvalla një anëtar i VV që është instaluar në RTK që tash është kthy në një mjet propaganda, deklaroi se ky shkrim erdhi nga AKI”.

“Meqë ai e hodhi këtë hipotezë që për mu është e saktë, se AKI e ka dërgu atë shkrim, atëherë unë po tregoj se zyrtari që e ka dërgu këtë shkrim është D.S. – që sipas Kajtazit, është zyrtar për luftë hibride në kuadër të AKI-së. Pra ky zyrtari i AKI-së, merr një shkrim, ia dërgon Rilind Gërvallës dhe i thotë publikoje dhe ata e publikojnë dhe kur publikohet zbulohet një skandal i këtij montimi…”, thotë Kajtazi.

Për me tepër ndiqeni videon:

Related Articles