Ish-kryetari i Sindikatës së Policisë: Gruaja e Enver Zymerit dhe ajo e Izet Demës janë të papuna, kush derën s’ua çel

Ish-kryetari i Sindikatës së Policisë: Gruaja e Enver Zymerit dhe ajo e Izet Demës janë të papuna, kush derën s’ua çel

Shaban Tasholli, ish-kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka thënë se sikurse në të kaluarën edhe tash, shteti ka bërë pak për Policinë e Kosovës.

Tasholli u shpreh se disa kushte teknike tashmë janë më mirë, porse ende të pamjaftueshme.

“Shteti ka bërë pak për policinë tonë. Duhet të fillojmë nga fillimi, e kemi heroin e parë Nazim Rexhepi, të fundit e kemi Afrim Bunjakun. Gjithsej i kemi 24 policë të rënë në detyrë. Shteti si shtet ka bërë pak apo hiç. Për kushtet e policëve sa i përket anës teknike, veshmbathja, automjetet, armët, janë më mirë. Pagat, pensionet, sigurimet, shteti jonë edhe dje edhe sot pak ka bërë për Policinë e Kosovës”, tha ai në RTV Dukagjini.

Sipas tij, brengosëse është edhe mospunësimi i familjarëve të policëve të vrarë. Ai tha se gruaja e Enver Zymerit dhe e Izet Demës janë të papuna.

“Sot më brengos, e kemi të papunë gruan e Enver Zymerit dhe gruan e Izet Demës. Dyjat janë pa punë. Kush derën nuk ua çel atyre grave”, tha ai.

Related Articles