Dorëhiqet kryekuvendarja shqiptare, Lindita Nikolla

Dorëhiqet kryekuvendarja shqiptare, Lindita Nikolla

Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit.

Lajmin e bëri të ditur vetë ajo, teksa mbajti fjalën në Kuvend, duke zbuluar se arsyeja e kësaj dorëheqje lidhet me një situatë personale shëndetësore.

2Këtu sot mbyllet shërbimi im trevjeçar në krye të kuvendit si rezultat i një situate personale shëndetësore që ma bën të pamundur të kryej detyrën, me angazhimin që ka. Jam përpjekur të jap më të mirën çdo ditë për të siguruar mbarëvajtjen e punës në këtë sallë. Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër, e siguroj që nuk ka qene qellimi im. Nëse me ndokënd kam gabuar padashje i kërkojë ndjesë.

Fatmirësisht, përtej akteve të politikës teatrale në këtë sallë, ku mund të kem marrë dhe ndonjë sulm teatral, nga puna jashtë kamerave më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë të gjithë ju. Ju falenderoj të gjithëve dhe shpresoj të gjithë të keni të njëjtën mbresë nga unë”, tha ndër të tjera Nikolla.

Related Articles