Leonit Abazi do t’i mungojë Prishtinës në dy ndeshjet ndaj kampionit hungarez, Ferencvarosit, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Kjo është konfirmuar të martën mbrëma nga Zekirija Ramadani në emisionin “Euro Kampionët”.
“Leonit Abazi na mungon. Ka një dëmtim në gjurin e djathtë dhe nuk do të bëhet për këto ndeshje” – ka thënë trajneri i Prishtinës.
Leonit Abazi i mungoi kampionëve të Kosovës edhe në dy ndeshjet e fazës preliminare në Ligën e Kampionëve. Padyshim se kjo do të jetë një mungesë e madhe për Prishtinës, pasi 27-vjeçari zhvilloi një sezon të mirë. Sulmuesi anësor sezonin 2020/21 e mbylli me gjashtë gola dhe shtatë asistime. Ndryshe, Prishtina ndeshjen e parë ndaj Ferencvarosit e zhvillon më 6 korrik si mysafire, kurse ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në “Fadil Vokrri”.