Sadiku sot debuton në “Paris 2024”, Osmani: “Forca Donjetë! E gjithë Kosova është me ty!”

Sadiku sot debuton në “Paris 2024”, Osmani: “Forca Donjetë! E gjithë Kosova është me ty!”

Presidentja Vjosa Osmani i ka shprehur mbështetje boksieres kosovare Donjeta Sadiku, e cila sonte debuton në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Osmani tha se në çdo goditje, Sadiku i tregoi botës “fuqinë e qëndresës dhe guximit”.

“Jam e bindur se kështu do të vazhdojë edhe sonte, teksa Donjeta Sadiku fillon garat në lojërat olimpike në Paris”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

“Forca Donjetë! E gjithë Kosova është me ty!”, shtoi Presidentja. /Gazeta Enigma

Related Articles