Kurti, bashkatdhetarëve: Vendi ju pret, Kosova ju mirëpret

Kurti, bashkatdhetarëve: Vendi ju pret, Kosova ju mirëpret

Kryeministri Albin Kurti u ka rikujtuar bashkatdhetarët që po vijnë për pushime në Kosovë e që duan të kthehen në vendlindje, se nga muaji korrik është hapur Dritarja për Investime të Diasporës.

“Përmes saj do të garantojmë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë. Ajo është zgjidhja ndaj vështirësive që mërgata jonë ndërmarrëse ka pasur deri më tani në qasjen në financim në bankat e vendeve ku ata jetojnë, por edhe në bankat tona në mungesë të historikut kreditor. Dritarja për Investime të Diasporës u mundëson atyre që të aplikojnë për kredi deri në tre milionë euro nëpër bankat e Kosovës dhe pjesëmarrja e tyre me kapital duhet të jetë së paku 20%. Pas aplikimit dhe nëse përmbushen të gjitha kriteret, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore do të ofrojë garanci për kreditë deri në dy milionë euro”, shkroi Kurti në një postim në Facebook.

“Vendi ju pret. Kosova ju mirëpret”, shtoi Kryeministri. /Gazeta Enigma

Related Articles