Policia gjen armatim në Zveçan gjatë bastisjes në një shtëpi

Policia gjen armatim në Zveçan gjatë bastisjes në një shtëpi

Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën për një bastisje në fshatin Rudar i Madh në Zveçan.

Në njoftimin e policisë theksohet se në këtë bastisje janë gjetur disa armë, dy maska të ushtrisë, dy palerina për shi e të tjera.

“Fsh. Rudar i Madhë, Zveçan 30.07.2024 – 15:57. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë ajrore me municion, një AK 47, një pistoletë me dy karikatorë, 10 fishekë kal.7.62 mm, 9 fishekë kal.9 mm, një rigë me gjashtë copa dhe një me tetë copa, dy maska të ushtrisë, dy pelerina për shi dhe dy thasë për fjete. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt” – ka shkruar ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles