Kabineti qeveritar ka pritur në këmbë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti teksa ai po hynte në sallën ku po mbahet mbledhja e 18-të e Qeverisë së Kosovës.
Në këtë mbledhje, është duke u prezantuar puna dhe vendimet që janë marrë nga Qeveria e Kosovës në 100 ditët e para, prej se kanë marrë pushtetin. Para se mbledhja të fillonte, të gjithë ministrat janë ngritur në këmbë. Mbledhja filloi me fjalën e kryeministrit i cili bëri të ditura disa nga vendimet që janë marrë gjatë këtyre ditëve të qeverisjes.