Lahaj i bën presion Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës: Kemi nevojë për sallë koncertale

Lahaj i bën presion Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës: Kemi nevojë për sallë koncertale

Nesër do të mbahet Gala Mbrëmja “Ramë Lahaj & Friends”, në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë.

Me këtë rast sot Ramë Lahaj ka mbajtur një konferencë për media, ku ka shpalosur detaje nga eventi.

Gjatë kësaj konference, Lahaj ka thënë se nuk do të pushoj së bëri presion ndaj Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës për ndërtimin e sallës koncertale.

Sipas tij, mënyra e duhur për këtë presion është duke sjellë artistët në shesh dhe duke nxjerrë të vërtetën në shesh se ka nevojë për një sallë koncertale.

Ndërkaq, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se jeta kulturore në Kosovë është më aktivja dhe më e pasura në rajonin tonë.

“Është kthyer në një pjesë të pazëvendësueshme të jetës kulturore në Kosovë, por vetëm gjatë verës së saj. Por, në anën tjetër jo vetëm festivali por edhe shembulli personal i tenorit Rame Lahaj tregon që ngado që shëtisin djemtë dhe vajzat e Kosovës, përsëri kthehen në Kosovë dhe asnjëherë nuk harrojnë vendin e tyre dhe pritjet, shpresat që lidhen me suksesin e tyre por edhe krenarinë e jashtëzakonshme që qytetarët e Kosovës, institucionet kanë për sukseset e tyre. Jeta kulturore në Kosovë mund të jetë më aktivja dhe më e pasuruara në rajonin tonë. Ka shumë hapësirë për rritje të investimit jo vetëm material, me qëllim që arti, kultura, artistët ta përfaqësojnë Kosovën më së miri”, deklaroi Gërvalla.

Kujtojmë se neser, e mërkure, në ora 20:30, është paraparë  të filloj kjo Gala Mbrëmje, ku si dirigjent do të jetë Sascha Goetzel, tenor Murat Karahan, Charles Castronovo dhe si përmbyllës kryesori i kësaj nate, tenori Rame Lahaj. /Gazeta Enigma

Related Articles