Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Dumnicë të Poshtme të Podujevës.
Sipas raportit 24-oërsh të Policisë, ai dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa derrave të cilët ia kishin dëmtuar misrin me një
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa derrave të egër të cilët ia kishin dëmtuar misrin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja si dhe një armë AK-47 së bashku me një karikator. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. / Gazeta Enigma.