Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në Veternik, konkretisht në rrugën Ferizaj-Prishtinë.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Enigma, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se po ashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale.
“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i trafikut”, tha ajo. /Gazeta Enigma