Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri nuk ka asnjë të vdekur si pasojë e COVID-19, si dhe janë shënuar vetëm shtatë raste të reja me këtë virus.
Po ashtu janë shëruar edhe shtatë qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i pandemisë.
Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 132,521, numri total i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 2,456 si dhe janë vetëm 56 raste aktive me COVID-19.