Rrahje masive në Ferizaj, përdoren edhe karriget

Rrahje masive në Ferizaj, përdoren edhe karriget

Mbrëjen e së shtunës në Ferizaj ka ndodhur një rrahje masive, raporton Gazeta “Enigma”.

Në një video të publikuar në TikTok shihen disa të rinj duke u rrahur mes vete në një lokal në Ferizaj.

Në këtë rrahje u përdoren edhe karriget, ndërkaq njëri nga protagonistët në përleshje thotë që të largohen thikat.

Gazeta “Enigma” ka kontaktuar Policinë e Kosovë për rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare.

Related Articles