Boksierja Ngamba bën ekipin e refugjatëve me medalje në Olimpiadën e Parisit

Boksierja Ngamba bën ekipin e refugjatëve me medalje në Olimpiadën e Parisit

Boksierja kamerunase, Cindy Ngamba është bërë atletja e parë në Ekipin Olimpik të Refugjatëve që fitoi një medalje në Lojërat e Parisit.

Ngamba përballë pati boksieren franceze Davina Michel në çerekfinalet e peshave të mesme për femra.

Ajo ka arritur të rrëmbejë një medalje të bronztë derisa vazhdon tutje në gjysmëfinale.

Ngamba barti flamurin për 37 atletët që përbënin ekipin më të madh olimpik të refugjatëve që kur lindi ideja përpara Lojërave Verore në Rio de Zhaneiro në 2016.

Boksierja kishte deklaruar se ky sport për të është ikje nga kaosi dhe se e ka ngritur në skenën ndërkombëtare. /Gazeta Enigma

Related Articles