Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur para pak ditësh në Shtupeq të Rugovës.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.
Ai kishte qenë duke e vozitur një motoçikletë katër-rrotëshe, në të cilin ishte bashkë edhe me një person, i cili si pasojë e vetaksidentit ka vdekur.
Me këtë rast, i dyshuari kishte mbetur i lënduar në këtë vetaksident.
“Fillimisht sipas deklarimit tё personit tё lënduar vozitёs ishte viktima e aksidentit, pas hetimit nga hetuesit e NJRKRR-DRP Pejё, me datё 04.08.2024 gjatё intervistimit ёshtё konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar tani i dyshuar pёr kёtё aksident”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma