Një burrë nga Shillova e Gjilanit është gjendur pa shenja jete në shtëpin e tij.
Sipas dëshmitarëve, viktima nuk kishte dalur nga shtëpia për tri ditë.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit është hapur me forcë dera e shtëpisë, ku më pas edhe është gjetur pa shenja jete.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori si dhe ekipi i zjarrfikësve që kanë asistuar për tërheqjen e trupit pasi ishte dekompozuar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh. /Gazeta Enigma