Mënyra se si festoi gjatë një ahengu familjarë duket se nuk ishte fortë e mirë për një person nga Klina.
Policia i vuri prangat në duar pasi shtiu me armë gjatë festës.
Sipas policisë, për ta arrestuar atë, ata panë një incizim duke kryer veprën e cila cilësohet si penale.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas”, thuhet në njoftim.
Pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Enimga