Kanë vazhduar polemikat në Lojërat Olimpike sa i përket dy boksiereve Imane Khelif dhe Lin Yun Ting, të cilat dyshohen se janë transgjinore.
“Ne ndamë rezultatet laboratorike me IOC vitin e kaluar. Që nga viti 2022 ka pasur dyshime dhe shqetësime nga disa boksierë, në të cilën kohë kemi kryer analizat e gjakut dhe analizat gjinore për të dy boksierët Imane Khelif dhe Lin Yun Ting. Ne gjithashtu i kemi përsëritur analizat. në vitin 2023. Këto teste rezultuan se boksierët nuk i plotësonin kriteret e pranimit dhe për këtë arsye u përjashtuan nga Kampionatin Botëror”.
Me këto fjalë, CEO i IBA, Chros Roberts, përsërit në një video-konferencë se dy boksierët “janë burra”.
Nga ana e tij, Loannis Filippatos , ish-president i komitetit mjekësor të IBA dhe një gjinekolog, kritikoi IOC për përdorimin e pasaportave si një sistem për përcaktimin e gjinisë.
“Boksi është një sport kontakti. Nëse ka një disavantazh shumë të padrejtë, njerëzit mund të vdesin. Nuk është si sportet e tjera dhe kjo është arsyeja pse ne kemi procedura dhe rregulla”, shtoi ai.