Vuçiq kërkon nga komuniteti ndërkombëtar “garancë për sigurinë e serbëve” në Kosovë

Vuçiq kërkon nga komuniteti ndërkombëtar “garancë për sigurinë e serbëve” në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurohet që serbët e Kosovës të jenë “të sigurt”.

Vuçiq tha se “nevojitet një reagim i qartë dhe i pamëdyshje” i bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë që të garantohet “siguria dhe mbrojtja e të drejtave të serbëve”.

“Përsërita se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në një përshkallëzim të panevojshëm dhe të rrezikshëm të tensioneve që mund të dëmtojnë paqen e fituar me vështirësi në të gjithë rajonin”, shkroi Vuçiq në një postim në Instagram, pas takimit me ambasadoren gjermane në Beograd, Anke Konrad.

Reagimi i Vuçiqit vjen pas mbylljes së nëntë pikave të Postës së Serbisë në pjesën veriore të Kosovës.

Related Articles