Kryeministri Kurti me bashkëpunëtorë vizitojnë kampin veror SOS Fshatrat e Fëmijëve

Kryeministri Kurti me bashkëpunëtorë vizitojnë kampin veror SOS Fshatrat e Fëmijëve

Gjatë ditës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrem e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, vizitoi kampin veror të SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Atje i pari i vendit u njoftua rreth qëllimit dhe rezultateve të Programit të fuqizimit të familjes, rreth mbarëvajtjes së punëve në përgjithsësi, si edhe aktiviteteve në kuadër të kampit veror dhe organizimet e ndryshme në SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Kurti u shpreh i kënaqur me organizimin e këtij programi derisa përgëzoi stafin për punën dhe kujdesin që kanë për fëmijët pa përkudesje prindërore.

Gjatë bisedës me sfafin ai nënvizoi miratimin në dhjetor të vitit të kaluar të Ligjit për shërbimet sociale dhe familjare,  ligj, i cili do të fuqizojë përkrahjen për fëmijët që përkujdesjen e gjejnë në SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Kryeministri kaloi kohë me fëmijët derisa pranoi edhe një dhuratë simbolike nga ta. /Gazeta Enigma

Related Articles