Një 57 vjeçar ka vdekur sot si pasojë e therjes me thikë në Zllakuqan të Lipjanit.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshje ka rezultuar me plagosje mes dy personash.
Njëri nga të lënduarit, sipas policisë, ka vdekur kurse tjetri është dërguar për tretman mjekësor.
Gazeta Insajderi ka mësuar se nga të lënduarit është edhe një i mitur një 10 vjeçar.
“Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure”, njofton Ahmeti.
Për rastin, janë arrestuar dy persona.