Grupi Parlamentar i PD-së në Shqipëri, i ka drejtuar një letër kryetarës së Kuvendit Elisa Spiroplalit.
Ata kanë kërkuar që të thirret një seancë e jashtëzakonshme në Kuvend.
Aryeja e kësaj kërkese është rishikimi i mandatit të deputetës Olta Xhaçka.
Të zbatohet menjëherë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, po i jepet mbrojtje nga drejtësia një bashkëpunëtori të Edi Ramës”, thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të PD-së.
Disa ditë më parë, bazuar në një kërkesë të deputetëve të opozitës, Gjykata Kushtetuese u shpreh se Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, në kundërshtim me detyrimin kushtetues që buron nga neni 132 i Kushtetutës.
Sipas Partisë Demokratike siç njofton Euroneës.al, ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, si dhe vë diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës. /Gazeta Enigma