Bashkimi Evropian ka paralajmëruarar për masa të reja ndaj Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në veri.
Këtë e tha në një konferencë të sotme, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Ai iu referua mbylljes së nëntë degëve të Postës së Serbisë në katër komunat veriore, si dhe paralajmërimeve për hapjen e urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve.
“Nëse situata në veri nuk ndryshon, referuar paralajmërimeve të Qeverisë për hapje së Urës së Ibrit dhe aksionit për mbylljen e degëve të postës serbe në veri, BE do të vendosë masa të reja ndaj Kosovës”, tha Stano para mediave. /Gazeta Engima