Faton Hajrizi është konfirmuar si personi që u vra në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik, nga policia serbe.
Këtë e ka konfirmuar avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci.
Koci ka thënë se i është lejuar që ta shohë edhe trupin e pajetë të Fatonit.
“Mbetet tash edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë”, tha Koci.
Avokati tha se aktualisht është në proces të kryerjes së procedurave të tërheqjes se kufomës.