Francë – SHBA, sonte finalja e madhe e basketbollit në Lojërat Olimpike

Francë – SHBA, sonte finalja e madhe e basketbollit në Lojërat Olimpike

Francë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës është finalja e basketbollit të meshkujve në Paris 2024, duke përsëritur atë të lojërave të kaluara.

Skuadra franceze do të përpiqet të befasojë atë amerikane 16 herë kampione në olimpiadë dhe e pathyeshme prej 2008. SHBA triumfoi me përmbysje 95 – 91 ndaj Serbisë në gjysmëfinale.

Në sfidën tjetër Franca mundi 73 – 69 Gjermaninë.

Finalja e basketbollit të meshkujve do të zhvillohet mbrëmjen e sotme me fillim nga ora 21 e 30.

Pas pak, Gjermania dhe Serbia duelojnë për vendin e tretë.

Related Articles