Bllokohen rrugët që çojnë te fshati i Faton Hajrizit

Bllokohen rrugët që çojnë te fshati i Faton Hajrizit

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë, ndërsa trupi iu dorëzua familjarëve pas më se tri javësh.

Trupi i Hajrizit është sjellë në vendlindjen e tij, në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt, rreth mesditës. Pas kryerjes së riteve fetare në xhaminë e fshatit, ai do të prehet në varrezat e fshatit.

Shumë qytetarë tashmë kanë nisur të mblidhen për ceremoninë e varrimit që mbahet në orën 14:00.

Përgjatë rrugës nga Skenderaj deri në Klinë të Ultë bien në sy shumë flamuj kombëtarë. Disa të rinj po mbanin mbishkrimet “Liria ka emër” në bluzat e tyre.

Gjithashtu rrugët që çojnë deri të fshati i Faton Hajrizit tashmë janë bllokuar totalisht nga veturat e shumta që janë mbledhur për ceremoninë e varrimit.

Related Articles