Është varrosur Faton Hajrizi. Ceremonia e varrimit u mbajt në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt, raporton Gazeta “Enigma”.
Qytetarë të shumtë morën pjesë në varrimin e Faton Hajrizit.
Gjithashtu pati edhe kolona të mëdha të cilat janë krijuar në të gjitha anët që çojnë në vendlindjen e Hajrizit.
Në ceremoninë e varrimit kanë marr pjesë edhe prindërit e Faton Hajrazit të cilët e përcjellin të birin e tyre për në banesën e fundit.
Kujtojmë se Hajrizi për disa javë radhazi ka qenë në qënder të vëmendjes pasi kishte arritur të largohet nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.
Pasi qëndroi për disa ditë në arrati, Hajrizi u vra në kufirin mes Serbisë dhe Bosnjës nga forcat policore serbe. /Gazeta Enigma/