Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar të rinjtë nga mosha 16 deri në 24 vjeç që të aplikojnë për praktikë me pagesë, trajnime dhe mentorim.
Ai tha se vetëm në dy vitet e fundit, janë mbi 1200 të rinj mes moshës 16 dhe 24 vjeç që kanë përfituar nga kjo mundësi.
“Programi quhet Kosovo Generation Unlimited. 60% prej tyre janë vajza. Sektorët janë të ndryshëm: prej atij të shërbimeve e shitjes me pakicë te TIK-u, e deri te marketingu, financat dhe bankat, e shërbimi publik”, tha Kurti në një video të shpërndarë në Facebook.
“Ju ftoj ta vizitoni faqen www.kosovogenu.com për të parë të gjitha mundësitë për praktikë me pagesë, trajnime dhe mentorim që po ofrojmë për rininë tonë përmes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe bashkëpunimit me UNICEF-in në Kosovë dhe bizneset anëtare të rrjetit CSR Kosova”, shtoi ai.
Për më shumë detaje ndiqni videon