Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbajtur një takim mes zyrtarësh për situatën në rajonet kufitare.
Nga aty ai është shprehur se “detyrë kryesore e ministrisë së mbrojtjes është të dëboj armikun nga territori”
Gjithashtu, tutje ai ka folur edhe për situatën në rajonet e Rusisë në kufi me Ukrainën, siç njofton BBC, transmeton Gazeta Enigma.
“Humbjet janë shtuar në mënyrë dramatike për forcat e armatosura të Ukrainës, veçanërisht midis njësive më të afta që armiku ka dërguar në kufirin tonë”, u shpreh Putini.
“Armiku padyshim do të marrë një përgjigje të denjë dhe nuk ka dyshim se ne do t’i arrijmë të gjitha objektivat tona”, shtoi tutje ai. /Gazeta Enigma