Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovër raportohet për një rast ku bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshje që u zhvillua mes tyre, raporton Gazeta “Enigma”.
Pas këtij rasti viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Sipas raportit 24 orësht të Policisë së Kosovës i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.
“Fushë Kosovë 30.06.2021 – 15:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin e PK-së./Gazeta Enigma.