Mashtroi se po shkon në Lipjan për të shpërndarë ndihma, dyshohet se dhunoi një femër

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar se një femër në Lipjan ka informuar se është dhunuar nga një i panjohur, raporton Gazeta “Enigma”.

I dyshuari ka shkuar në fshat gjoja se për të shpërndarë ndihma, dhe pasi ka futur viktimën në veturë është larguar në një vend tjetër ku dyshohet se ka kryer veprën.

Policia është duke hetuar rastin.

“Lipjan 29.06.2021 – 12:00. Viktima femër  kosovare ka informuar se një persona i pa njohur me forcë e kishte marr në veturën e tij dhe më pas e kishte dhunuar. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Related Articles