Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja po kërkon me çdo kusht largimin e tij nga Chelsea.
Në të njejtën kohë edhe klubi i Premier League është i gatshëm që ta shesë 22-vjeçarin.
Madje atë e kanë larguar edhe nga ekipi i parë për t’u stërvitur me skuadrën e U21.
Në anën tjetër oferta të shumta kanë ardhë për Brojën.
Mirëpo siç raportojnë mediat pranë “Bluve”, pavarësisht se Brojën po e kërkojnë edhe në Gjermani, dëshira e tij është tjetër.
Ai dëshiron të luaj për Everton.
Ndonëse dëshira e tij raportohet të jetë qëndrimi në Premier League, klubi nga Livepuli e ka të vështirë të arrijë një marrëveshje për transferimin e 22-vjeçarit, duke parë pretendimet e larta të Chelseat.
Në mediat e huaja thuhet se Everton do të provojë dhe njëherë të fundit për Brojën, kësaj radhe me formën e huazimit. /Gazeta Enigma