Një incident ka ndodhur në një restaurant në Tiranë.
Të përfshira në këtë incident janë disa vajza të njohura të shoubizit shqiptar.
Bëhet fjalë për Klea Prenga dhe motrat Berisha, Antonela dhe Mariela.
Prenga ka akuzuar motrat se janë përgjegjëse për dhunimin brutal të saj, teksa ka qenë duke darkuar në një restaurant në Tiranë.
Këto pamje ajo i ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në rrjete sociale.
Prenga ka përfunduar me disa çarje në pjesën e ballit dhe fytyrë, njëra pranë syrit. Gjendja e saj shëndetësore ka qenë e komplikuar ndërsa mjekët i kanë bërë disa qepje për shkak të plagëve të marra.
Ndërkohë motrat Berisha janë shpallur në kërkim nga policia.
Kreu i policisë së shtetit tha se shumë shpejt do të ketë një njoftim në lidhje me arrestimin e Antonela dhe Mariela Berisha, të shpallura në kërkim për dhunën e ushtuar ndaj Klea Prengës. /Gazeta Enigma