Blerim Ramadani arratiset nga paraburgimi shtëpiak

Blerim Ramadani arratiset nga paraburgimi shtëpiak

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i cili u arrestua muajin e kaluar në kufirin Kosovë-Maqedoni është arratisur nga arresti shtëpiak, raporton Gazeta “Enigma”.

Ramadani ishte arrestuar me urdhër të Interpolit të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

“Autoriteti gjyqësor kompetent ka dorëzuar dokumentacion në Ministrinë e Punëve të Brendshme për dhënien e fletarrestit qendror për personin B.R. pasi aktualisht është i pa qasshëm për organet e ndjekjes. MPB po ndërmerr masa për gjetjen e personit”, konfirmuan nga MPB.

Ramadani, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të Interpolit nga Serbia, më 17 korrik 2024 u arrestua në pikën kufitare të Jazhincë dhe u dërgua në burgun e Shutkës për 30 ditë paraburgim ekstradues.

Gjykata kompetente maqedonase më 1 gusht ia ka ndryshuar dënimin Ramadanit nga “paraburgim” në “arrest shtëpiak” dhe sipas vendimit ai është dërguar në një adresë në Shkup. Me këtë vendim ishte parashikuar që ai të qëndronte në “arrest shtëpiak” deri më 16 gusht.

Related Articles