Burri në Klinë vetplagoset duke e pastruar armën

Burri në Klinë vetplagoset duke e pastruar armën

Një burrë në fshatin Siqevë të Klinës është vetplagosur, pasi që aksidentalisht e shkrepi armën teksa ishte duke e pastruar atë.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që gjendja e tij është stabile.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar arma, tre karikatorë, 42 fishekë, leja e armës dhe një kuti e armës. /Gazeta Enigma

Related Articles