Zëvendëskryetari i Komisionit Hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore, Ardian Kastrati dhe anëtari i këtij komisioni, Bekim Haxhiu, akuzuan ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për “keqpërdorime”, pas vendimit për aplikimin e medotës së njëjtë si në vitin e kaluar, për furnizim me libra.
Dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës thanë se organet e drejtësisë duhet të nisin hetimet, pasi ka “shkelje ligjore”,
“Nga ky proces dëmtohen nxënësit e prindërit”, u tha në konferencë.
Ministren Nagavci, deputetët e cilësuan “të paaftë”.
MASHTI ditë më parë njoftoi se prindërit edhe këtë vit duhet të blejnë vet librat shkollor për fëmijët e tyre, ndërkohë që më pas do të rimbursohen.
Një gjë e tillë është kundërshtuar edhe nga SHBASHK-u, të cilët kanë paralajmëruar grevë nga 1 shtatori. /Gazeta Enigma