60,244 prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore në platformën elektronike e-Kosova, vetëm në 24 orët e fundit.
Kështu bëri të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Nagavci u bëri thirrje të gjithë prindërve që të kryejnë aplikimin.
”Inkurajojmë prindërit që nuk kanë aplikuar ende që ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, shkroi ministrja.
“Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit: 0800 30 900 si dhe emaili: [email protected]”.
“Ju siguroj se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me kujdes”, përfundoi Nagavci. /Gazeta Enigma