Një 28-vjeçar është arrestuar në Dhërmi, pasi që i njëjti ka ndezur fishekzjarrë gjatë një ahengu, duke shkaktuar zjarr që dogji një hapësirë të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme.
“Gjatë orëve të para të ditës së sotme, në fshatin Dhërmi, u mor njoftim për një vatër zjarri që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme. Si rezultat i hetimeve dhe falë bashkëpunimit me banorët dhe pushuesit në zonën bregdetare, Stacioni i Policisë Dhërmi arrestoi autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie, shtetasin L. Xh., 28 vjeç”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë iu bëri thirrje të gjithëve të tregojnë kujdes maksimal për të mbrojtur mjedisin dhe pyjet. /Gazeta Enigma