Nga 53 sa ishin vetëm 6 vatra zjarri janë ende aktive në Shqipëri

Nga 53 sa ishin vetëm 6 vatra zjarri janë ende aktive në Shqipëri

Ministria e Mbrotjes së Shqipërisë ka përditësuar të dhënat e situatës së zjarreve në vend.

Nga 53 vatra zjarri të raportuara, 47 janë arritur të shuhen dhe të vihen nën kontrollë.

Gjashtë të tjera janë ende aktive dhe po monitorohen vazhdimisht nga ekipet në terren, njofton euronews.al, transmeton Gazeta Enigma.

Ndonëse  vatrat në Bjeshkët e Bollotekur dhe mbi fshatin Tërnovë janë ende aktive siç raportohet ato nuk përbëjnë për momentin rrezik për qytetarët dhe banesat. /Gazeta Enigma

Related Articles