Llogaria e hapur në emër të tij e ka shqetësuar reperin e njohur Getinjo.
Ai përmes një postimi në Instagram ka ftuar ndjekësit e tij që të raportojnë një profil të hapur në këtë rrjet social, pasi sipas tij ai po i mashtron njerëzit.
Në fotografinë e instagramit të rrejshëm me emër të reperit thuhet se “para pak sekondash, acc i vërtet Getinjo në Instagram është bllokuar për disa arsye të cilat ende nuk dihen..”
Tutje në postim shkruhej “me respekt Getuar Aliu (Getinjo)”.
E një gjë të tillë e ka mohuar këngëtari, duke e korrigjuar edhe emrin që në llogarinë e rrejshme shkruhej gabim.
“Getoar e kam jo Geutuar..”, shkruan këngëtari.
“Mos bjerni në mashtrime shoqëri. Ky emër s’ka të bëjë me mua”, ka shkruar ai. /Gazeta Enigma