Këndoi këngë që nxisin përçarje e urrejtje ndëretnike, arrestohet një person në Gorazhdec të Pejës

Këndoi këngë që nxisin përçarje e urrejtje ndëretnike, arrestohet një person në Gorazhdec të Pejës

Policia e Kosovës ka njoftuar të hënën se në Gorazhdec të Pejës ka arrestuar një të dyshuar për verpën penale nxitja e përçarjes dhe mosdurimit.

Sipas njoftimit të Policisë ai dyshohet se bashkë me disa persona të tjerë kanë kënduar këngë me përmbajtje që nxisin përçarje, mosdurim dhe urrejtje ndëretnike me zë të lartë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datë 12.08.2024, rreth orës 23:45, është njoftuar se në fshatin Gorazhdec-Pejë, disa persona këndonin këngë me përmbajtje që nxisin përçarje, mos durim dhe urrejtje ndëretnike me zë të lartë, konsumonin alkool dhe thyenin shishe, pasi që Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

I dyshuari thuhet se është identifikuar dhe arrestuar të dielën, më 18 gusht. 

“Pas një pune intensive nga zyrtarët Policorë me datë 18.08.2024 është arritur të identifikohet dhe arrestohet një nga të dyshuarit për këtë vepër penale, pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.  / Gazeta Enigma.


 

Related Articles