Kupa e Zvicrës: Babai i futbollistit shqiptar, Labinot Bajramit, e godet me çadër trajnerin pasi e zëvendësoi djalin e tij

Kupa e Zvicrës: Babai i futbollistit shqiptar, Labinot Bajramit, e godet me çadër trajnerin pasi e zëvendësoi djalin e tij

Një skandal ka ndodhur në ndeshjen e Kupës së Zvicrës mes FC Zurich kundër Zug 94.

Babai i futbollistit shqiptar, Labinot Bajramit ka debatuar me trajnerin Ricardo Muniz pasi djali i tij është zëvendësuar.

Bajrami u inkuadrua në fushë në minutën e 60-të dhe vetëm pas 19 minutave lojë, ai u largua nga trajneri Muniz.

Arsyeja që Muniz e largoi nga loja Bajramin është për faktin se sulmuesi kosovar nuk i dëgjoi urdhrat e tij në fushë.

E kjo si ka pëlqyer aspak babait të futbollistit kosovar, ku debati mes tij dhe trajnerit ka eskaluar. Pasi e ka fyer fillimisht trajnerin Muniz, ai pastaj e ka gjuajtur atë me çadër, gjë që bëri të jetë një kaos në fushë.

Pas disa minutash diskutimi, në të cilin u përfshi edhe presidenti i klubit, Ancillo Canepa, ndeshja kishte vazhduar.

Duelin e fitoi Zurich në fund me rezultat 2-0.

Lidhur me incidentin reagoi më vonë edhe faqja zyrtare e Zurichut, e cila e dënoi fuqishëm ngjarjen teksa ka paralajmëruar edhe veprime ligjore.

Related Articles